Francë, ministrja e drejtësisë jep dorëheqje

Ministrja franceze e Drejtësisë, Christiane Taubira, ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj si ministre, pak para se propozimi për t’ua hequr shtetësinë të dënuarve për terrorizëm të dalë për votim në parlament.
Ministrja Taubira është bërë e njohur për kundërshtimet e saj lidhur me këtë propozim kontrovers, raporton BBC.
Këto propozime kanë nisur të përfliten pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit, ku të vdekur mbetën 130 qytetarë në Paris.

“Nganjëherë të kundërshtosh është të rezistosh, nganjëherë të rezistosh do të thotë të ikësh”, ka arsyetuar dorëheqjen e saj pëmes ” Twitter”-it ministrja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button