Kontrollet kufitare, BE-ja kërcënon Greqinë

Greqia mund të përballet me kontrolle të reja kufitare nga shtetet e zonës ‘Shengen’ nëse ajo dështon në mirëmenaxhimin e kufijve të saj të jashtëm.
Komisioni Evropian, në një projekt-raport tha se Greqia i ka neglizhuar seriozisht detyrimet e saj duke mos i regjistruar, kontrolluar dhe duke mos u marrë shenjat e gishtërinjve emigrantëve që kanë hyrë në vend gjatë nëntorit 2015.

Nëse ky raport miratohet, atëherë Athinës do t’i jepen tre muaj kohë për ta rregulluar këtë gabim, sipas BBC-së.
Përndryshe, Komisioni Evropian do të vendosë shtete të tjera ta bëjnë këtë detyrë, gjë e cila do kishte ndikim mbi shtetin grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button