Qatar Airways planifikon vendosjen e fluturimit më të gjatë në botë

Aviokompania Qatar Airways është e gatshme që të vendos fluturimin më të gjatë të pasagjerëve në botë. Aviokompania e Katarit planifikon që të vendos linjë permanente në relacionin prej Dohas e deri në Auckland, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëse linja e re vendoset, fluturimi do të jetë 14.538 kilometra i gjatë dhe do të zgjasë 18 orë e 34 minuta. Koha e udhëtimit të fluturimit më të gjatë deri tani Dallas-Sydney e kompanisë Qantas, do të jetë më e gjatë për dy orë. Ky udhëtim zgjat 16 orë e 55 minuta, ndërsa është i gjatë 13.804 kilometra.

Fluturimi më i gjatë i aviokompanisë Qantas do të vlejë 31 mars për kur nga Emirates paralajmëruan vendosjen e linjës së re Dubai – Panama City, i cili do të zgjasë 17 orë e 41 minuta.

Por, linja e paralajmëruar e Qatar Airways do të thyej edhe këtë rekord. Kompania Singapur Airlines po ashtu tregoi interes që deri në vitin 2018, sërish të vendos fluturim të drejtpërdrejt nga Sigapori për në New York, me ç’rast sërish do të bëhet rekord.

Kjo linjë ajrore deri në vitin 2013, kur edhe u hoq, zgjati 18 orë e 50 minuta, ndërsa gjatësia e ishte 15.345 kilometra. Konfirmimi për planet e Qatar Airways erdhi gjatë javës së kaluar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë Akbar Al Baker gjatë “Air Show” në Bahrein.

Ai theksoi se dëshiron të vendos fluturime ultra të gjata për Auckland dhe Santiago.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button