Mustafa bashkë me Thaçin dialogojnë me Vuçiqin e Daçiqin (VIDEO)

Dikur dialogun me Serbinë e udhëhiqte ish Kryeministri Hashim Thaçi. Ndërsa tani ai është shoqërues i të parit të qeverisë Isa Mustafës, në dialogun me Serbinë, që po e udhëheq kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Vuçiq në dialogun që po ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është i shoqëruar nga Ministri serb i punëve të jashtme, Ivica Daçiq e po ashtu edhe nga Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Secili nga kryeministrat është takuar veçmas me Mogherinin, para se të hynin bashkë në takimin trepalësh që ka filluar rreth ora 17:00 në Bruksel.

Mogherini ka thënë se rifillimi i dialogut është i rëndësishëm për të dyja palët dhe është shumë e rëndësishme që të ketë progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Temë e këtij raundi dialogu të ndërmjetësuar nga Mogherini, do të jetë edhe situata e përgjithshme politike, sundimi i ligjit dhe dënimi i liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq e po ashtu edhe transporti ajror.

Sipas një kumtese të kryeministrisë gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.

“Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike”, është thënë në këtë komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button