Ekspertët e huaj përfshihen në pastrimin e listës zgjedhore

Lëvizje në drejtim të pastrimit të listës zgjedhore. Një ekspert i Fondacionit Ndërkombëtar të Sistemeve Zgjedhore (IFES) tashmë ndodhet në Maqedoni dhe ka bashkëpunuar me katër ekspertët e zgjedhur nga partitë politike dhe anëtarët e KSHZ-së për hartimin e planit operativ për aktivitetet e kryqëzimit të të dhënave nga dhjetë institucione, raporton Alsat-M.

Ekspertët kanë vënë kontakt me të gjitha dhjetë Institucionet, të dhënat e të cilëve do të kryqëzohen dhe verifikohen nga KSHZ-ja. Në kuadër të këtij plani, nga KSHZ-ja thanë se do të angazhohen tre grupe ekspertësh, dy vendas dhe një grup ekspertësh ndërkombëtar nga IFES.

Grupet do të punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe në fund do të krahasojnë rezultatet e tyre. KSHZ-ja ditë më parë gjithashtu njoftoi se Fondacioni IFES do të sigurojë softuerin e nevojshëm për kryqëzimin e këtyre të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button