Konstruktim emocional !

Miq të dashur, Vetëm historiografia është ajo që krijon mite për një popull. Më rastisi të lexojë pohimin e veprimtarit Ismet Sylejmani, ndër të tjera se “Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptarë”.!

Këtë e vlerësojë si mendim të lirë për secilin por edhe të veprimtarit Sylejmani. Kjo mund të jetë për motive emocionale ,mund të jetë një retorikë ad -hok apo për qëllime tjera. Jetojmë në kohëra dhe rrethana krejtësishtë tjera,pra Skënderbeu miti i kombit shqiptarë ka jetuar dhe vepruar në kohëra dhe rrethana tjera nga këto rrethana të Skënderbeut modern.

Prandaj tërheqja e çfarëdo paraleleje do të ishte ekzagjerim qiellorë që nuk mundë ta mbulojë as historiografia si shkencë. Dhe sipas këtyre emocioneve, shtrohet pyetja ; Çfarë Skënderbeu do të ishte p.sh. Hashim Thaçi , antik, modern apo evropian ?!

Madje kur jemi te gjeografia e Atdheut të Skënderbeut modern, në këtë atdhe trumbetohet se ka një parti me vlera kombëtare sikur vetëm ajo është parti e vetme me ato vlera , se tjera sipas tyre nuk ka; se në këtë atdhe ka një kryetar komune prej 24 karatesh; se ky atdhe ka korrupsionin gallopant ; se ky atdhe po ashtu vidhet edhe nga politikanët e Skënderbeut modern; se ky atdhe ka shkallën e varfërisë më të lartë në Evropë; se në këtë atdhe gjuha e Skënderbeut modern nuk është e barabartë me gjuhën e Aleksandërit në mes të Shkupit; se në këtë atdhe ushtarët e vrarë dhe invalidët e betejave të Skënderbeut modern nuk janë me ligj të barabartë me branitellat; pra në këtë atdhe për shqiptarët akoma nuk është arritur barazia.

Atëherë, kur do të lulëzojë Atdheu i Skënderbeut dhe tu ngjajë vendeve të përparuara të botës, siç prejudikon veprimtari i nderuar Sylejmani. Konstruktimi emocional i miteve , nuk mund të jetë i kapshëm së paku në kohërat kur po jetojmë sepse qytetërimi i botës së përparuar kërkon nga historiaografia dekonstruktimin e miteve deri në shkallën e fakteve shkencore, bile edhe fakteve politike po të doni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button