Netanyahu: Ban Ki-moon po inkurajon terrorizmin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (KB) Ban Ki-moon se po “inkurajon terrorizmin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Komentet e sekretarit të përgjithshëm të KB-ve inkurajojnë terrorizmin”, theksoi Netanyahu në njoftimin.

Ai bëri të ditur se nuk ka arsyetim për sulmet terroriste në Izrael.

“Nuk ka asnjë arsyetim për terrorizmin. Vrasësit palestinezë nuk duan të ndërtojnë shtet, por duan të shkatërrojnë shtetin”, theksoi kryeministri izraelit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Ban Ki-moon deklaroi sot se vazhdimi i ndërtimit të lagjeve hebreje paraqet fyerje për popullin palestinez, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Po ashtu theksoi se është e nevojshme që Izraeli të ngrijë aktivitetet e lartpërmendura.

Ban Ki-moon gjatë fjalimit në një takim me temën “Lindja e Afërt dhe çështja palestineze”, të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të KB-ve, kritikoi vazhdimin e ndërtimit të lagjeve hebreje në territorin palestinez.

“Izraeli duhet të ngrijë aktivitetet e ndërtimit të lagjeve për të arritur përparim në drejtim të paqes në këtë rajon”, tha sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki-moon, duke shprehur shqetësim pasi qeveria izraelite aprovoi një plan për ndërtimin e 150 shtëpive në Bregun Perëndimor.

Në fund theksoi se vazhdimi i ndërtimit të lagjeve hebreje paraqet “provokim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button