Saraçini, përmend prioritetet gjatë kryesimit me CEFTA-n

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Sekretariatit të CEFTA-s, Renata Vitez, me ç ‘rast një nga temat kryesore ishte kryesimi i Maqedonisë me CEFTA-n (Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë) vitin e ardhshëm.

Në këtë program, krahas rëndësisë së shtyllës për rritje të integruar, janë përcaktuar disa prioritete, duke përfshirë liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë së produkteve bujqësore dhe të tregtisë me shërbime, eliminimin e barrierave jo-tarifore dhe barrierave të panevojshme teknike në tregti, lehtësimin e tregtisë duke përfshirë vegla transparente dhe duke bërë thjeshtëzimin e procedurave për tregtim – për pjesën e tregtisë së lirë, nxitjen e bashkëpunimit rajonal në fushat e politikës së konkurrencës, pronës intelektuale dhe furnizimeve publike – në pjesën e mjedisit konkurrues ekonomik, përmirësimin e qasjes në tregje nëpërmjet finalizimit të një zone të vetme të grumbullimit diagonal në kuadër të Konventës rajonale për grumbullim pan-euro mesdhetar (PEM), pastaj një nismë për të krijuar një koncept për pjesëmarrje të përbashkët të forcuar në rrjetin rajonal dhe global të furnizimeve dhe mirëmbajtjen e bashkëveprimeve midis zbatimit të CEFTA-s dhe të SEE 2020 (Strategjia për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore 2020) – në aspektin e integrimit në ekonominë globale.

Siç theksoi gjatë takimit Saraçini, zbatimi i strategjisë SEE 2020 pritet të fillojë në vitin 2014, në një kohë kur Maqedonia do të kryesojë me CEFTA-n.

“Qëllimi i shtyllës “rritja e integruar” është promovimi i tregtisë rajonale dhe investimeve, ndërlidhja e tyre dhe politika e mosdiskriminimit, transparenca, parashikimet që do të rrisin qarkullimin e mallrave, shërbimeve, investimeve dhe njerëzve brenda rajonit, dhe nga këtu dalin edhe prioritetet që ne kemi vendosur gjatë kryesimit tonë”, tha Saraçini. 

Lajme të ngjashme

Back to top button