Braser: Zgjedhjet të mos bojkotohen

Kryetarja e deritanishme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, An Braser nga Luksemburgu, në virgjile para skadimit të mandatit të saj i bëri thirrjetë gjithë partive politike në Maqedoni që të mos i bojkojojnë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, njofton MIA.

“Nuk dëshiroj të përzihem në punët e brendshme të Maqedonisë, por dëshiroj t’u them të gjithë partive, se me bojkotimin e zgjedhjeve ose mospranimin e rezultateteve ose bojkotimin e parlamentit, nuk do të arrijmë të jetojmë në demokraci. Nevojitet të pranohet loja”, tha ajo.

Braser konsideron se tre muaj janë të mjaftueshëm për përgatitje të zgjedhjeve.

“Tre muaj para zgjedhjeve. Kur shikoj shumë vende të tjera ku kryeministri është ai i cili i paralajmëron zgjedhjet, për një periudhë, , shumë më të shkurtër, kjo do të thotë se ky nuk është përjashtim”, tha Braser.

Kryetarja e deritanishme e APKE-së, madje edhe një herë dërgoi mesazh të qartë deri te partitë politike në Maqedoni.

“U bëj thirrje atyre të cilët nuk dakordohen me këtë që ta pranojnë për shkak se ky është rregull demokratik”, theksoi kryetarja Braser.

An Braser, gjithashtu edhe anëtaret e tjera të APKE-së të cilët e ndjekin Maqedoninë, do të munden në mënyrë më burimore të njoftohen me zhvillimin më të ri të situatës nga ana e delegacionit kuvendor të Maqedonisë, i kryesuar nga deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski dhe anëtarët Ermira Mehmeti nga BDI-ja dhe Renata Deskoska nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button