Çiçakovski: Garantoj listë të pastër zgjedhore pa improvizime

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandër Çiçakovski, për emisionin “10 Minuta” të televizionit 21 tha se  nëse zbatojmë kontroll të besueshëm të listës zgjedhore do ta heqim një problem të madh prej rendit ditor, me të cilin ballafaqohet R. e Maqedonisë.

“Atë që unë si kryetar i KSHZ-së mund ta garantoj është se nuk do të lejoj në këtë proces të hymë me improvizime dhe ta bëjmë vetëm sa për sy e faqe. Ky proces është i rëndësishëm për ne, që të gjithë qytetarët dhe të gjitha partitë politke të kenë besim në listën zgjedhore dhe kemi për të krijuar kushte për të pasur zgjedhje të drejta dhe të lira”, tha Çiçakovski.

Çiçakovski tha se vetëm kontrolli i listës zgjedhore më vete nuk është faktor i mjaftueshëm për zgjedhje të lira. Sipas tij, zgjedhjet e lira varen prej kampanjës zgjedhore dhe prej ditës kur do të mbahen zgjedhjet.

“Kemi angazhuar pesë IT konsulentë. Katër prej tyre janë angazhuar sipas propozimeve të katër partive politike, kurse njëri prej konsulentëve është ekspert ndërkombëtar. Ata po i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e planit operativ në lidhje me kontrollet e dyfishta”, shtoi Çiçakovski.

Për Çiçakovskin problemi më i madh për listën e pastër zgjedhore është koha. Kurse zgjedhjet janë caktuar për 24 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button