Tre shqiptarë dhe një italian prej bankomateve kanë vjedhur 600 mijë dollarë

Tre shqiptarë dhe një bashkëpunëtor i tyre italian kanë dalë para Gjykatës në Australi, për grabitjen e kasafortave dhe të bankomateve, me ç’rast kanë marrë shumë prej gati 600 mijë dollarë.

Sipas dëshmive në gjyq, shqiptarët shkuan në Australi me vizë turistike së bashku me familjet e tyre në vitin 2012 dhe qëndruan në Viktoria. Ndaj tyre dhe një bashkëpunëtori të tyre italian, janë ngritur 82 padi penale.

Sipas Gjykatës, të gjithë shqiptarët janë një familje.

Bazuar në hetimet e policisë, të gjitha plaçkitjet janë kryer në vitin 2014, kurse në vitin 2012 kanë bërë vetëm një vjedhje. Seanca e radhës gjyqësore ndaj tre shqiptarëve do të jetë më 28 shkurt 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button