Vritet një refugjat në kufirin greko-maqedonas

Një refugjat është vrarë ndërkaq dy janë lënduar gjatë një përleshje fizike në mes refugjatëve në anën greke të vendkalimit kufitar në Gjevgjeli, shkruan e përditshmja greke “Kathimerini”, transmeton Portalb.

Sipas gazetës, përleshja ka ndodhur mes refugjatëve të cilët kanë qenë duke pritur për të hyrë në Maqedoni. Arsyet për zënkën ende nuk dihen.

Disa organizata qeveritare kanë reaguar se pse refugjatët nuk po akomodohen në kampin e përkohshëm në fshatin Idomeni, por po presin në një pompë të benzinës 20km larg kufirit.

Sipas policisë greke, në kampin e përkohshëm në Idomeni janë vendosur rreth 500 refugjatë, ndërkaq në pompën e benzinës presin 39 autobusë dhe 2.000 persona për t’i transportuar në zonën neutral të kufirit Maqedoni-Greqi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button