Lufta për mbijetesë e dy vëllezërve sirianë me 45 fëmijë në një shtëpi

Dy vëllezër të cilët kanë ikur nga lufta në Siri dhe kanë arritur në qytetin e Shanlıurfa të Turqisë me 45 fëmijë janë duke luftuar për mbijetesë në një shtëpi tre dhomëshe, raproton Anadolu Agency (AA).

Vëllezërit Nasr dhe Mehmet Xhellud të cilët ishin duke jetuar në qytetin Rakka të Sirisë, para 3 vjetve bashkë me familjet e tyre kanë shkuar në Turqi pasi që përleshjet janë intensifikuar në vendin e tyre. Vëllezërit të cilët kanë arritur me familjet e tyre në Şanlıurfa, më tej janë vendosur në një shtëpi në qarkun Eyyübiye të qytetit.

Vëllezërit sirianë të cilët kushtet e jetesës mundohen ti sigurojnë duke punuar në punë të përditshme, janë duke luftuar për mbijetesë në kushte të rënda me 45 fëmijët e tyre.

Mehmet Xhellud (52) në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se ka 21 fëmijë ndër të cilët 4 janë binjakë.

Mehmet Xhellud duke theksuar se pasi që sulmet janë intensifikuar në Siri kanë shkuar në Turqi, tha se “Jetojmë në një shtëpi në Şanlıurfa. Kemi vështirësi në një shtëpi tre dhomëshe për shkak se të dy jemi martuar nga dy herë. Pavarësisht kësaj jemi mirënjohës për gjendjen tonë”.

Mehmet Xhellud i cili tregon se njerëzit  të cilët shikojnë shumë njerëz së bashku habiten për situatën e tyre, tha se nuk mund të kalojnë në një shtëpi tjetër për shkak se nuk kanë mundësi.

Mehmet Xhellud i cili kujton se fëmijën e tyre të lindur në Şanlıurfa e kanë emërtuar me emrin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, tha se “Të dy bashkëshortet e mija lindën binjakë këtu. Këto fëmijë i emëruam pas emrit të kryetarit të komunës Celalettin Güven dhe bashkëshortes së tij Turan Güvenç. Binjakëve të tjerë emrin e kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu dhe prefektit të Şanlıurfa-s Izzettin Küçük”.

Ndërsa bashkëshortja e Mehmet Xhellud-it, Suap Xhellud tha se pavarësisht kushteve të rënda mundohen të mbijetojnë.

Edhe Nasr Xhellud (50) theksoi se është martuar 2 herë ashtu siç është vëllai i tij. Ai duke treguar se Turqia i ka hapur krahët e saj miliona sirianëve tha se:  “Unë nga dy bashkëshortet e mija kam 24 fëmijë. E faleminderojmë Allahun që nuk vdiqëm në luftë, Turqia na e zgjati dorën e ndihmës dhe jetojmë këtu. Për shkak se nuk na mjaftojnë kushtet e kemi të domosdoshme të jetojmë këtu. Puna jonë dimrit është më e rëndë. Për shkak se kemi shumë fëmijë nuk mund ti lajmë ato. Me vllain tim punojmë në punë të përditshme. Nëse përfundon lufta duam që të kthehemi në vendin tonë”.

Bashkëshortja e Nasr Xhellud-it, Xhevahir Xhellud theksoi se dhimbjet i lidhin njerëzit ndërmjet tyre.

Ajo duke theksuar se në Siri kanë jetuar në shtëpi të veçanta tha se: “Në raste normale është shumë rëndë ti mbash shumë njerëz në një shtëpi, por ne e kemi të domosdoshëm të jetojmë këtu. Prej ditës që erdhëm në Turqi asnjëherë nuk jemi grindur me nusen e dytë sepse kemi probleme tjera”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button