Vazhdim i shtatë i seancës së 85­-të kuvendore

­ Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 85­të. Në rend dite janë Propozim-­ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje në procedurë të shkurtuar, Propozim-­ligji për infermieret dhe akusheret në lexim të parë, propozim-­plotësimet e ligjit për ndërtim dhe për tokë ndërtimore në lexim të parë, si dhe disa kërkesa për dhënien e interpretimeve autentike.

Para deputetëve janë edhe Propozim-­ligji për gjelbërim urban i parashtruar nga Liljana Popovska, Sollza Gërçeva, Lubica Buralieva, Roza Topuzova Karevska dhe Pavle Trajanov, propozim­-ligjet për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, për plotësimin e ligjit për nëpunësit administrativ, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, si dhe propozim-­ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe shoqërore, parashtruar nga një grup deputetësh dhe të gjitha në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button