Në Zvicër, shqiptarët dhe të huajt tjerë duhet të dalin e të votojnë!

Të nderuar miq, kësaj radhe do të shkruaj letër publike, të hapur, e cila ju drejtohet juve që jetoni dhe punoni në Zvicër !
 
Nuk e di sa keni informata, por ju keni të drejtë vote nëse jetoni më tepër se 10 vjet në një komunë të Zvicrës, pa marrë parasysh se e keni ose jo shtetësinë Zvicerane ! Në të njëjtën kohë, keni të drejtë edhe të kandidoheni për ndonjë parti politike, e drejtë kjo e patjetërsueshme për çdonjërën/çdonjërin nga ju.
 
Mungesa e votimit tuaj, ka bërë që gjeografia politike në Zvicër të zymtohet në aspektin e shtetit të së drejtës, sepse gjithnjë e më tepër me iniciativat e partisë popullore (SVP/UDC) shteti i Zvicrës po merr kahje tjetër ! Po shkon drejt humnerës, dhe së bashku me atë edhe ne të cilët gjithmonë i kemi kritikuar këto iniciativa ksenofobe të cilat Zvicrën e bëjnë shtet të egër për të gjithë ata që nuk janë zviceran !
 
Me 28 Shkurt 2016 ka zgjedhje dhe votim përsëri !
 
Ne ua rikujtojmë se me 28 shkurt 2016 ka zgjedhje komunale, dhe votim për iniciativën e partisë popullore e cila edhe për një gabim radari parasheh dëbimin e një të huaji pa ju dhënë mundësia që ai të mbrohet !
 
Parimisht, ne nuk jemi kundër ndëshkimit të kriminelëve, pra ne bëjmë dallim në mes kriminelëve dhe të huajve të cilët edhe bëjnë mbase ndonjë gabim minor me të cilën merret drejtësia, mirëpo të fusësh në një thes të gjithë të huajt si element kriminologjik është barbari, kjo është që kërkon partia popullore e Zvicrës e cila merr votat gjithmonë nga të njëjtit njerëz, e ata janë ato që kanë urrejtje patologjike për të huajt !
 
Kriminelin, edhe po ta dëbosh, ai do të gjen mënyrat e kthimit !
 
Nisma për zbatim dëbimin e të huajve është thjeshtë kundër të gjithë të huajve e jo vetëm për kriminelët siç dëshirojnë të arsyetohen nismëtarët e iniciativës ! Krimineli mbetet kriminel edhe nëse dëbohet, ai i ka aftësitë të kthen përsëri nga vendi i dëbuar, këtë e ka profesion, pra krimin ! Krimineli i gjen të gjitha rrugët që të shkon ku t’i teket, dhe për këtë tani më edhe shërbimet e shteteve të Evropës dhe ato ndërkombëtare e dinë se janë në luftë permanente. Atëherë, për çka bën fjalë partia popullore e Zvicrës ? Për kopalla sigurisht ! Ata tallen me inteligjencë ne njerëzve ne këtë shtet, duan nga një Zvicër humane ku dominon drejtësia, të bëjnë një shtet të egër ku do të dominon shteti policor !
 
Ju nëse dilni të votoni, ne e mundim të keqen së bashku !
 
Ju të nderuar, nuk duhet të lejoni, së bashku me ne të sillet një ligj i cili do të ketë obligim kushtetues për zbatim dëbimin e të huajve, kjo iniciativë nuk guxon të kalon, në të kundërtën, do të jeni edhe ju direkt pjesëmarrës për zbatimin e këtij ligji duke mos dalë të votoni, mund të jeni ju ose fëmijët tuaj ata të cilët do të kapen nga ky ligj, edhe po qe se gabimisht ju e keni tejkaluar shpejtësinë e veturës në ndonjë radar, ju mund të dëboheni nëse brenda 10 vitesh e përsërisni të njëjtin gabim !
 
Ju lusim, dilni dhe shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar, ua rikujtojmë, ju keni të drejtë të votoni në nivel komunal nëse jeni me qëndrim mbi 10 vjet në atë komunë, dhe e keni të drejtën edhe të kandidoheni për këshilltarë komunal ose edhe në ekzekutivin e komunës ku jetoni !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button