Në Tophane qytetarët jetojnë në kushte mesjetare

Banorët e rrugës 356 në lagjen Tophanë në Shkup bëjnë jetë si në mesjetë, përveç mungesës së ndriçimit rrugor dhe rrugës së shkatërruar ballafaqohen edhe me dëme të mëdha që shkaktojnë drunjtë e mbjellur përreth murit të Kazermës “Ilinden” që njëherësh paraqet edhe ndarjen mes rrugës dhe kazermës. Banorët thonë se kazerma është mbushur përplot me mbeturina prej nga përhapet një erë shumë e keqe, raporton Alsat-M.

“Shikoni këto drunjtë këtu, të gjithë bien, u ankuam në armatë por askush nuk ndërmori asgjë, ra një pjesë e drurit dhe ma dëmtoi gjysmë ne kulmit, pothuajse ra i gjithë druri nga era e fortë, unë vet i pagova shpenzimet”.

“Doli një gjarpër prej aty, e kafshoi kunatin tim, nji gjarpër shumë i gjatë”.

“Degët e drunjëve shumë shpesh thyhen dhe dëmtojnë tjegullat e kulmit, ne po i rikonstruojmë,shumë mbeturina krijohen prej drunjëve, unë vazhdimisht e pastroj rrugën”.

Alsat-M kontaktoi me Shtabin e përgjithshëm të ARM-së prej ku morëm përgjigje me shkrim se asnjë nga banorët e lagjes nuk ka parashtruar ankesë ose kërkesë për krasitjen e druve.

“Në Armatën e Maqedonisë nuk ka arritur asnjë njoftim me ankesa lidhur me këtë problem. Lidhur me procedurat ligjore të kësaj fushe, banorët nga lagjja në fjalë duhet t’i drejtohen shërbimeve përgjegjëse në komunën që jetojnë pas çka do të ndërmerren të gjitha masat”, thuhet në njoftimin me shkrim të Shtabit të përgjithshëm të ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button