Privilegjohen kriminelet, gjersa kalben çlirimtarët

Gjykimi i krye kriminelit serb Oliver Ivanoviqit nga trupi gjykues Ndërkombëtar, tregon edhe një herë së si masakrohet drejtësia  në vendin tonë. Çfarë drejtësie  është kjo, ku Gjeneralët tanë dënohen me  ka  12 vite, sepse dyshohen për një vrasje, të cilat as fantazma s’kanë ekzistuar. Gjeneral Lushtaku mbahet në qeli, gjoja së ka  vrarë një njëri për të cilin nuk dinë askush,  nuk e  dinë kanë e  ka  vrarë, kur  e  ka  vrarë, pse e  ka vrarë, nuk dihet as identiteti i viktimës sepse s’ka ekzistuar, por vetëm janë munduar që të ja montojnë, që edhe të çmendurit e kuptojnë vetëm e vetëm ta njollosin si shumë raste tjera, por s’kanë mundur të gjejnë argat të Serbisë për  ketë rast, s’kanë mundur të ia montojnë rastin siç ja  montuan shumë bashkëluftëtarëve të tij, por  dënimin ja prenë.

E rasti i kriminelit Oliver Ivanoviqit i cili dyshohet pre me shumë së 40 vrasje dënohet  me  9 vite  burg. Qytetaret e Mitrovicës tregojnë së Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, ndërsa ti prehën vetëm  9 vite burg kjo është hajgare.  Mos të harrojmë të cekim një rast të rëndësishme së si EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur të pafajshëm 4 të bashkë akuzuarit e Oliveri Ivanoviqin, të cilët ishin pjesëmarrës në krime lufte kundër shqiptarëve, siç janë: Dragolub Delibashiq, Ilija Vujaçiq,  Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandra Lazoviq.

Si të ju besojmë Gjykatësve  Ndërkombëtar, çfarë drejtësie  po ndajnë në vendin tonë, të dënojnë kënd të duan, të lirojnë kur të duan, dhe  çlirimtarët tanë ti maltretojnë, ti akuzojnë dhe ti dënojnë sepse  Serbia  po e kërkon. Ku janë kuvendarët tanë që vetëm për  fushata zgjedhore përmendin drejtësinë, lirin barazinë, Çlirimtarët po kalben nëpër  burgje, e të përzgjedhurit e popullit vrapojnë pas kolltukëve. Ata i vazhduat EULEX-it mandatin për ti privilegjuar  kriminelët dhe prangosur çlirimtaret, dhe arsyetoheni nuk banë të përzihemi në punët e drejtësisë.

Ku e  kanë mësuar ky mision i pa prekshëm “EULEX-i”  këtë  drejtësi, në filma  apo në përralla, apo e kanë mësuar nga libri i kasapit të Ballkanit  Milloshoviqit,  i cili shqiptarët e  Kosovës  nuk i trajtonte as si njerëz, ku edhe fëmijët  në bark të nënave i ka  trajtuar  si kriminel. Gjykimi i  Oliver Ivanoviqit edhe një herë tregoj së shqiptarët janë të diskriminuar në çdo sferë të jetës, ku gjeneralët  tanë janë dënuar  pa  asnjë provë, pa asnjë dëshmi, vetëm nga një fjalë goje, rasti i gjeneral  S. Selimit pa e  vrar askënd,  Gjeneral Lushtaku i dënuar së ka  vrarë një fantazmë, sepse  sikur  të ishte  njëri do të ishte  zbuluar viktima, Rasti Kiçina dhe Ramadani me dëshmi të një fëmijës e shumë e shumë raste tjera, gjersa  Ivanoviqit ka prerë 49 shqiptarë dënohet vetëm me 9 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button