Siri, në sulmet ajrore ruse granatohen 25 shkolla

Në sulmet ajrore ruse në Siri të cilat filluan para katër muajsh, janë granatuar 25 shkolla në rajonet që ndodhen në kontroll të forcave opozitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së merr vesh se janë granatuar 14 shkolla në Halep, gjashtë në Idlib, tre në Damask dhe nga një në Deir ez-Zor dhe Rakki.

Veçanërisht janë shpeshtuar sulmet në Idlib dhe Halep.

Avionët rusë çdo ditë bombardojnë vendbanimet dhe pozicionet e opozitës së moderuar siriane e cila lufton kundër regjimit të presidentit Bashar al Asadd.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator vitin e kaluar bëri të ditur se në Siri ka filluar intervenimi ajror me qëllim të bombardimit të pozicioneve të organizatës terroriste DAESH.

Megjithatë, të dhënat flasin se në sulmet ruse në qytetet siriane Homs, Hama, Idlib dhe Halep më shumë po pësojnë civilët sirianë, dhe se është sulmuar vetëm një numër i kufizuar i objektivave të DAESH-it.

Me këtë rast nuk janë goditur vetëm vendbanimet civile por edhe objektet fetare, spitalet, furrat e bukës, shkollat dhe çerdhet.

Në sulmin e fundit në Anjar, në provincën Halep, jetën e kanë humbur 17 njerëz, prej tyre 11 fëmijë.

Observatori për të drejtat e njeriut në Siri më herët publikoi raportin në të cilin thuhet se në sulmet e deritanishme ajrore ruse në Siri janë vrarë të paktën 583 persona, mes të cilëve 570 janë civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button