KSHZ mban seancë 10 minutëshe

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), mbajti sonte seancën e cila zgjati vetëm 10 minuta. Anëtarët e KSHZ-së nuk kanë idenë se si do të bëhet pastrimi i listës zgjedhore.

Ata presin metodologjinë që partitë politike në bazë të marrëveshjes së Përzhinos do ta propozojnë. Para tre ditëve VMRO dhe BDI thanë që nuk kanë asnjë vërejtje dhe do të pranojnë metodologjinë e KSHZ-së.

Sonte KSHZ u pajtua që pastrimi i listës zgjedhore të bëhet nga të dhënat e 13 institucioneve shtetërore (Fondi shëndetësisë, MPB, Fondi pensional, DHP, statistika, kadastra, Banka popullore, komunat, ujësjellësi dhe kanalizimi…).

KSHZ sjelli vendim që Mileva Hristova të merr vendin e deputetit Emil Dimitriev, i cili nga 18 janari është kryeministër.

Zgjedhjet këtë vit do të kapin shumën rreth 8 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button