Vanhojte: Partitë nuk duan të vazhdojnë të punojnë së bashku

Filloi takimi i grupeve punese të partive politike në Klubin e deputetëve. Eksperti belg Piter Vanhojte është i vetmi që dha deklaratë para fillimit të takimit, me ç’rast u shpreh se nuk është optimist, pasi që nuk është arritur njëzëri data e zgjedhjeve.

“Pengesa kryesore është vendimi i njëanshëm që të shkohet në zgjedhje, si rezultat i kësaj tërësisht të humbet besimi i procesit. Nuk e ndjej më që partitë politike duan të punojnë së bashku për t’i arritur qëllimet. Kjo është pengesa kryesore me të cilën jemi duke u ballafaquar për momentin”, tha Vanhojte.

Ndërkaq mësohet se në takimin e sotëm temë kryesore është metodologjia për pastrimin e listës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button