Policia hap zjarr ndaj demonstruesve, 3 të vdekur

Tre persona humbën jetën pasi policia e Nepalit hapi zjarr ndaj demonstruesve në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari qeveritar Devi Bahadur Bhandari, tregon se policia ka intervenuar ndaj demonstruesve, të cilët kanë qenë në përpjekje të një sulmi ndaj tubimit të organizuar nga ana e qeverisë, me shufër gome dhe gaz lotsjellës, më pas ka hapur zjarr mbi turmën.

Bhandari theksoi se demonstruesit janë të grupit etnik Madhesi të cilë kërkojnë përfaqësim më të madh politik në vend dhe një provincë më të madhe.

Në incidentin që ndodhi në kufirin me Indinë humbën jetën 3 persona, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Pavarësisht protestava, sipas kushtetutës së re të pranuar më 20 shtator, parashikon që Nepali të ndahet në 7 provinca federale. Disa grupe etnike të cilat e kundërshtojnë këtë, organizuan demonstrata në të cilat i protestuan kufijtë dhe strukturën e provincave të përcaktuara me kushtetutën e re.

Në protestat e zhvilluara që nga gusht i vitit të kaluar në jug të vendit, në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve humbën jetën 50 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button