12 vjeçari shqiptar rrihet barbarisht nga një grup nxënësish në Zvicër

Një 12-vjeçar shqiptar është rahur barbarisht nga një grup nxënësish në Walenstadt të Zvicrës. Ngjarja është regjistruar të premten e kaluar gjatë orëve të pushimit, ndërsa nxënësi i klasës së pestë ka pasur lëndime të rënda në kokë, dhe është dërguar në spitalin Chur.

“Është e pakuptueshme ajo çfarë ka ndodhur me djalin tim. Asnjëri nga nxënësit që e kanë rrahur nuk është dënuar dhe vazhdojnë të shkojnë rregullisht në shkollë. Asnjëri nuk na është paraqitur të na kërkojë falje,” thotë babai i nxënësit shqiptar, njofton “Suedostschweiz.ch”.

junge3

Policia e Kantonit të St. Gallen e ka konfirmuar rastin dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes, ndërsa babai tregon se djali është rrahur pa arsye. Përveç plagëve të marra në trup, 12 vjeçari ka kaluar një traumë dhe ende ka frikë kur shkon në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button