Nikolla Gruevski vazhdon në “filmin” e tij si kryeministër edhe pse më nuk është

VMRO- DPMNE sot organizoi takim për projektin (e Qeverisë!) “Bli shtëpi për të rinj”, që u mbajt në hotelin “Aleksandar palas” dhe në të cilën morën pjesë kryetar i partisë, Nikolla Gruevski. Në takim morën kryetarë të komunave dhe ministra, njofton Portalb.mk.

Projekti “Bli shtëpi për të rinj” e pormovoi Nikolla Gruevskin si kryeministër më 18 dhjetor 2015, dhe filloi të realizohet  më 15 janar 2016.

Edhe dje Gruevski në cilësinë e kryetarit të VMRO- DPMNE-së para Unionit të forcave të reja të partisë porositi se do të bëjë shumë gjëra për të rinjtë.
Tre leximore të reja për të rinjtë e Strumicës, Aerodromit dhe Velesit;
Trajnimi falas për shkathtësitë themelore dhe për gjuhët e huajat për të rinjtë deri më 29 vjeç;
18 zona fitnesi në Maqedoni;
Lavatriçe dhe tharëse për internatet studentore shtetëror.  
Ndër  projektet e tjera, Gruevski premtoi se partia do të siguroj  transport hekurudhor fundjavave për të rinjtë deri në 27 vjeç.  

VMRO- DPMNE punon në drejtim për të plotësuar nevojat e studentëve të vendosur në internatet studentore të Republikës së Maqedonisë dhe njëkohësisht rritjen e standardit, duke ndjekur përvojat më të reja pozitive, të zbatuara në internatet studentore në më shumë shtete evropiane, vendosi të pajis me lavatriçe dhe tharëse të reja në 10 internatet studentore që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë” tha Gruevski, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button