Krerët e shtetit homazhe për 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova (FOTO)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka bërë homazhe para varrit të Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA). Me këtë rast, presidentja Jahjaga vlerësoi lartë kontributin e paraardhësit të saj dhe theksoi se ai ishte njeri i cili orientoi popullin e Kosvës drejt vlerave perëndimore.

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (7)

“Në këtë dhjetëvjetor të vdekjes, kam ardhur të bëj nderime pranë varrit të liderit dhe të udhëheqësit, të presidentit të parë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin e pavarësisë dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (4)

Respektin e tyre e treguan edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe ministrat tjerë të kabinetit qeveritar.

Atifete Jahjaga

“Me rastin e dhjetëvjetorit të shkuarjes së tij në amshim Qeveria e Republikës së Kosovës sikurse edhe të gjitha institucionet e respektojnë fuqishëm veprën dhe kontributin e presidentit Rugova, në shtet ndërtimin e Kosovës, në miqësin dhe partneritetin me të gjitha vendet mike, në të gjitha proceset të cilat na kanë pruar që, Kosova sot të jetë shtet i pavarur, sovran, shtet i pranuar nga mbi 110 vende anekënd botës dhe që rinia dhe populli i Kosovës sot gëzon lirinë dhe pavarësinë e saj”, tha kryeministri Mustafa.

Isa Mustafa

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e vlerësoi presidentin e ndjerë Rugova si një burrështetas i cili kontribuoi në jetën politike, institucionale dhe akademike të Kosovës.

“Ne sot jemi së bashku me kryeministrin Mustafa, qysh do të jenë edhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për të nderuar dhe vlerësuar me respektin më të lartë, presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për vlerat euroatlantike që i ka vu në skenën politike kosovare, për kontributin e tij për rendin demokratik dhe perspektivën euroatlantike, për lirinë e vendit , gjithashtu edhe për gjitha përpjekjet e gjithanshme politike, institucionale dhe akademike”, u shpreh Thaçi.

Hashim Thaçi

Gjatë ditës, institucionet e Kosovës do të organizojnë edhe ngjarje tjera përkujtimore, për të shënuar 10 vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Akademia kryesore përkujtimore do të jetë ajo që organizohet nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (1)

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (2)

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (3)

Homazhet per presidentin Rugova 21.01 (5)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button