Shpresa dhe zhgënjime

Fituesja e ҫmimit Nobel e këtij viti 2015 për letërsi Svetlana Alexievich shkruan: në vitet 60-70, ëndërronim lirinë , asnjëherë nuk e kishim idenë se ҫ’është liria. Me një vizë shengen, një makinë e përdorur perëndimore, pushime në Turqi ose Egjipt, dhe kjo është, ajo që ata do ta quanin liri! Më në fund e kuptuam se rruga drejt lirisë është shumë e gjatë . Në fillim të viteve 90, pas mbarimit të luftës së ftohtë , dhe shembjes së murit të Berlinit përmbysja e regjimeve despotike që u shembën si kullat prej kartoni, diktaturat që terrorizuan njerëzimin, vuajtje, tmerre, të një ideologjie, si pasojë e leninizmit fanatic dhe mizorët e Stalinit, vazhduan deri në fund të shekullit të kaluar. Në fillimin e pluralizmit, dhe fitores së lirisë dhe demokracisë , popujt të entuziazmuar kremtonin dhe festonin, me sllogane e parulla, plot shpresë dhe optimizëm, triumfin ngadhënjyes dhe realizimin e ëndrrës, së një të ardhme demokratike, shoqërie civile dhe qytetare. Me kalimin e kohës, sinonimi i shpresës, optimizmi, ë ndrra u shua. Slloganet, parrullat skemat mbetën të thata, mbetën vetëm ëndrra, në jetën e njerëzve dhe shoqërive të tëra, nga liderët e tyre. Në fund më shumë se dy dekada, mbeti një brez i zhgënjyer i frustuar dhe pa shpresë në të ardhmen. Tani shihen pengesat kryesore, sfidat e tranzicionit., mungesa e kulturës politike, elita e përҫarë , luhatja e stabilitetit. Tani shihet se ҫdo gjë ka filluar nga bishti, e jo nga koka. Sindromi ballkanik, shtetet e Ballkanit perë ndimor, pas ҫerek shekulli, kanë ngelur shtete gjysëm të dështuara. Tranzicioni, si ide në shtetet e Ballkanit perëndimor, që do të krijonte klasën e mesme mbeti krejtësisht e anashkaluar. Pasuria e të pasurve nuk ka kufi, kurse shtresa e ulët mbi 90 përqind mbeti e varfë r. Agonia, papunësia, varfëria, degjenerimi i shoqërisë , humbje e gjithë shpresave. Kur vazhdon kështu, stuhia shpërthen më në fund, fillojnë ethet dhe simptomat e revolucionit. Pas shembjes së murit të Berlinit, dhe regjimeve totalitare dhe autoritare, në atë kohë duke jetuar në perëndim, ishin edhe tek unë si individ, shpresat dhe optimizmi. Unë e kisha shijuar lirinë , dhe besoja se edhe në Ballkan do të fillojë europianizimi parimi i vlerave madhore politike liberale, të ideve iluministe, të shoqërive civile dhe qytetare. Në fund duke e kuptuar realitetin, për të qenë racional, para së gjithash rruga që të arrihet, drejt kritereve dhe standarteve të Europës Perëndimore është e gjatë ndoshta do të zgjasë me shekuj.

‘Popujt ballkanas janë popuj lindorë ’

Më kujtohet me fillimin e luftërave dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë , një ambasador perë ndimor në Beograd, tha që ballkanasit janë popuj lindorë . Vitin e kaluar, përplasjet , lufta dhe konflikti, mes Ukrainës dhe Rusisë , ish ambasadori gjerman në Moskë , tha se populli rus i takon popujve lindorë . Rusia, ka qenë mbi 4 shekuj, e sunduar nga carët rusë autokratë me një system feudal dhe gjysëm feudal, dhe mbi 80 përqind e popullsisë fshatare. Në fillim të shekullit 18-të Petri i madh filloi reformat europianizimin, dhe pas vdekjes së tij reformat dë shtuan. Ballkani si pjesë e kontinentit europian, ka qenë i shkëputur, afër 5 shekuj nën Perandorinë Osmane, që akoma ekzistojnë , përplasje të kulturave dhe religjioneve. Europa e Kolombos, e renesancës dhe humanizmit, reformizmit të Luter Kingut, që u shkëput nga errë sira dhe dogma e Perandorisë së shenjtë,  revolucionit francez, revolucionit industrial, epoka e iluminizmit dhe sekularizmit, që u vu muri ndaj kishës dhe shtetit. Popujt europerëndimorë , kaluan shumë etapa, afër 4 shekuj evoluan dhe u transformuan, dhe sot kanë dije, shkencën dhe arsyen. Ata mbajnë monopolin, dhe hegjemoninë. Janë të shtrirë në ortekun e pandashëm të ideve, të biznesit në skemat globale të prodhimit dhe konsumit.

‘Shkojë Batista erdhi Fidel Kastro’

Nëse gjurmojmë të kaluarën e shteteve autoritare shtetet post komuniste, sidomos ish republikat e Bashkimit Sovjetik e Ballkanit perëndimor , pas shembjes së komunizmit, këta shtete u zëvendësuan në autokratë dhe oliogarki. Elita dhe kasta politike është e lidhur në tre hallka ku ata kontrollojnë politikën, ekonominë dhe biznesin. Pas marrjes së pushtetit, strukturat politike, vepruan me të njëjtat metoda, sikur në regjimet e mëparshme. Si drejtues të shtetit nuk lejonin institucione të pavarura. Kontrollojnë mediat, legjislacionin, gjyqësorin, policinë . Këta janë rrënuesit e shoqërisë civile dhe qytetare. Ata pengojnë veprat demokratike, pluralizmin me tendenca autoritare dhe mashtruese. Pas shembjes së komunizmit dhe përmbysjeve të kastës dhe elitës, klasa e re që njerëzit u besonin, duke menduar në idealet mbi lirinë dhe barazinë , për një shoqëri demokratike, më në fund u ngjit në skenë , zëvendësoi kastën e vjetër ‘shkojë Batista erdhi Fidel Kastro’. Diktatura që terrorizuan njerëzimin, tirania, tmerret, vuajtjet si pasojë e një ideologjie, në fund divergjencat, antagonizmat ndërmjet regjimeve të vjetra dhe të atyre që erdhën në pushtet, ishte dialektika që dallon ngjyrat, komponentët dhe nuancat. Propaganda dhe retorika e kastës së re politike, ishte një mjet për caktime të shndërruara në një kataklizëm hipotetik të betejës së klasave. Edhe më tej shtetet pos komuniste, nga forcat e veta politike, mbetën shtete të dështuara, me sisteme totalitare dhe autoritare. Konflikti shoqëror vazhdon. Në fund kemi dy klasa, elita politike, me oligarkë të korruptuar dhe inkriminuar, dhe shtresa 90 përqind banorët ose proletariati, në margjin të shtypur dhe të varfër. Arbitrariteti, retorika, oportuniteti i steriotipeve vazhdon. Po ashtu vazhdon tirania si regjimet e mëparshme despotike dhe totalitare. Popujt në ish republikat e Bashkimit Sovjetik dhe Ballkanin Perëndimor në përmbysjen e regjimeve diktatoriale të despotëve dhe tiranëve, më në fund u zëvendësuan me të njëjtët autokratë, tiranë dhe despotë. Ata më në fund e ndërruan padronin ‘shkojë Brezhnjevi erdhi Putini’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button