Merkel: Duhet të zvogëlojmë numrin e refugjatëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel përpara takimit me klubin përfaqësues të Unionit Kristian Social (CSU) refuzoi të prononcohet për vendosjen e kufirit mbi numrin e refugjatëve që hynë në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel përpara të takimit me përfaqësuesit parlamentarë dhe anëtarët e CSU-së në Wilbad Kreuthu të Bavarisë tha se nevojitet që të zvogëlohet numri i refugjatëve.

“Dakord jemi për një gjë, e ajo është se doemos duhet të zvogëlojmë numrin e refugjatëve. Mendoj se duhet të insistojmë që të shmangim shkaqet për shkak të cilave refugjatët braktisin vendin dhe këtu edhe më tej përpiqem për një zgjidhje në nivel evropian”, tha Merkel.

Kancelarja në këtë mënyrë reagoi ndaj kërkesës së kryetarit të CSU-së Horst Seehofer i cili tashmë me muaj kërkon vendosjen e kufirit të sipërm të numrit të migrantëve që hynë në Gjermani.

Ajo shpalosi një informacion se edhe këtë vit numri i refugjatëve lëviz rreth 3.000 në dit. Pasi gjatë vitit 2015 në Gjermani azil kanë kërkuar më shumë se një million refugjatë, autoritetet shpresojnë se numri i refugjatëve në masë të konsiderueshme do të zvogëlohet.

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Steffen Seibert tha se nga fillimi i vitit 2016 është ngadalësuar numri i qarkullimit të migrantëve, por se edhe mëtej nevojitet zvogëlimi i numrit të refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button