Trudeau: Refugjatët nga Siria të cilët i kemi pranuar janë ardhmëria e ekonomisë sonë

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau në Davos deklaroi se refugjatët nga Siria të cilët i ka pranuar vendi i tij i sheh si ardhmëri të ekonomisë kanadeze, raporton Anadolu Agency (AA).
Trudeau në fjalimin e vet në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos tha se refugjatët i ka pranuar si kanadezë të ri.

“Kur refugjatët mbërritën në vendin tonë, ne i kemi pranuar si kanadezë të rinj, dhe si ardhmëri të ekonomisë sonë. Diversiteti është shtytës i fuqisë për investime, kontribuon në kreativitetin dhe pasuron botën tonë”, tha kryeministri kanadez.

Ai po ashtu tha se ka mundësi të ndërmerren hapa lidhur me ndryshimet klimatike pa mos rrezikuar rritjen ekonomike dhe afariste.

“Revolucioni industrial i cili është para nesh, jam i sigurtë, se do të sjell ndryshime të mëdha në mbarë botën”, theksoi Trudeau.

Sot në Davos filloi Forumi i cili do të zgjasë deri më 23 janar, ndërsa në këtë vend malor zvicran janë mbledhur më shumë se 2.500 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve janë liderë të shteteve apo qeverive të më shumë se 40 vendeve dhe më shumë se 500 afaristë.

Temat kryesore të Forumit të sivjemë janë kriza e refugjatëve, ndryshimet klimatike dhe problemet tjera të nivelit global.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button