FMN: Kriza e refugjatëve Greqisë i ka kushtuar rreth 300 milionë euro

Kriza e refugjatëve, Greqisë i ka kushtuar rreth 300 milionë euro në vitin 2015, tregon raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në raport janë analizuar pasojat ekonomike nga rritja e fluksit të refugjatëve në Evropë vitin e kaluar.

Sipas Fondit, kriza Greqisë i ka kushtuar 0,17 për qind nga Bruto пrodhimi вendor në vend.

Çmim më të lartë nga kriza e refugjatëve ka paguar Suedia, ndërsa pas saj është Danimarka. Shpenzimet për refugjatët në Gjermani, Itali dhe Holandë gjithashtu kanë qenë më të mëdha se ato në Greqi.

Ndërkohë gazeta ekonomike gjermane “Handelsbalt” e kritikon Bashkimin Evropian për shkak të mënyrës së ballafaqimit me problemin e refugjatëve.

Sipas gazetës greke, Aleksis Cipras nuk është i aftë ose nuk dëshiron t’i mbrojë kufijtë e jashtëm të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button