Itali, sekuestrohet 93 kg kokainë e pastër, në pranga dy shqiptarë

Mbi 93 kg kokainë u kap në Brennero të Italisë nga Guardia di Finanza, ku u arrestuan edhe dy shqiptarë. Droga ishte fshehur brenda automjetit dhe kishte si destinacion tregun Italian.

Vlera tregtare e substancës narkotike është e barabartë me shumën e 18 milionë eurove. Dy shqiptarët që lëviznin me një ‘Ford Kuga’, u arrestuan nga Guardia di Finanza, në kufi me Austrinë, e cila kishte dalë në një kontroll rutinë për të luftuar fenomenin e mallrave kontrabandë dhe refugjatëve.coca

Gjatë kontrollit, agjentët e policisë vunë re disa modifikime në bagazh dhe si pasojë e kësaj patën dyshime. Droga ishte e ndarë në 83 pako dhe kokaina ishte e pastër. Dy shqiptarët janë identifikuar si G.E. di 36 vjeç dhe M.A. 42 vjeç. Ata janë arrestuar dhe policia u ka sekuestruar tre celularë me karta të ndryshme SIM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button