Diplomacia turke konfirmon pozitën e pandryshuar për emrin kushtetues

Turqia fuqishëm i mbështet përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe të drejtën ta shfrytëzojë emrin e saj kushtetues në skenën ndërkombëtare, ka theksuar kryetari i Kuvendit të madh kombëtar turk Xhemil Çiçek në takimin e djeshëm në Ankara me kryetarin e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Turqisë Kenan Hasipi.

Çiçek ka theksuar se Turqia angazhohet për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë, duke vlerësuar që stabiliteti dhe progresi i Maqedonisë është një garanci për paqe dhe progres në tërë Ballkanin.

“Maqedonia është vend kyç për mirëqenien dhe stabilitetin e tërë Ballkanit. Për këtë u japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Maqedoninë. Dëshirojmë të zhvillojnë marrëdhënie edhe më të thella dhe më të fuqishme me këtë vend” deklaroi kryetari i Parlamentit turk.

Hasipi, i cili e udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë i ka shprehur falënderim Turqisë për mbështetjen e dhënë në rrugën euroatlantike. Delegacioni i Grupit të deputetëve të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Turqisë i udhëhequr nga deputeti Kenan Hasipi, ndërsa në të cilën janë edhe deputetët, Amdi Bajrami, Behixhuidn Shehabi, Gazmend Ali dhe Erdogan Saraçi është në vizitë kthyese në Turqi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button