Manastir, zjarri i kaploi “Audi” dhe “Mercedes”
![Manastir, zjarri i kaploi "Audi" dhe "Mercedes"](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/60745822D04A2EC5C32D7F7AB209D34C.jpg?fit=448%2C335&ssl=1)
Dy vetura luksoze në Manastir mbrëmë janë djegur, njofton MPB-ja.
Rreth orës 22, një person i panjohur ju ka hedhur benzinë dy veturave “Audi” dhe “Mercedes” të parkuara në rrugën Bulevardi 1 maji në Manastir.
Njëra veturë është në pronësi të S.R 32 vjeç ndërsa tjetra e B.N 45 vjeç të dy nga Manastiri.