Ambasadori Plomp: Marrëveshja e Përzhinos të përmbushet në mënyrë thelbësore e jo formalisht

Ambasadori holandez Vauter Plomp deklaroi se Marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet dhe të plotësohet tërësisht e jo vetëm formalisht.

“Të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Përzhinos duhet të zbatohen ndërsa mbarëvajtja e zgjedhjet korrekte dhe të lira është pjesë e kësaj. Esenca e kësaj marrëveshje politike nuk është në përmbushjen formale, por në përkushtimin e vërtetë dhe zbatimin e plotë të reformave të nevojshme” thuhet në deklaratën me shkrim të Plomp pas përzgjedhjes së qeverisë teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet e parakohshme dhe vendimin e LSDM-së për bojkotimin e zgjedhjeve, nëse ato mbahen më 24 prill”

Ambasadori ju bëri thirrje liderëve të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura nga Marrëveshja.

“Të gjithë palët, pa shtyrje të mëtutjeshme duhet të punojnë së bashku për t’i zgjidhur çështjet e mbetura me qëllim që të sigurojnë zbatim të zgjedhjeve të besueshme, me respektimin e të gjithë pjesëve tjerë të Marrëveshjes që ofron zgjidhje afatgjate për krizën në R. e Maqedonisë” thotë Plomp.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button