Maqedoni, Sopoti izolohet nga reshjet e borës, askush nuk u ndihmon
![Sopoti me borë](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/01/Sopoti-me-bor--.jpg?fit=696%2C360&ssl=1)
Si pasojë e reshjeve të fundit të borës që përfshinë disa vendbanime të rajonit të Kumanovës, por edhe si pasojë e neglizhencës së autoriteteve komunale të qytetit, fshati Sopot tanimë me ditë të tëra mbetet I izoluar për shkak të rrugëve të bllokuara nga reshjet e borës.
Banorët për TV Alsat shprehen të dëshpëruar, ndërsa thonë se autoritetet komunale I kanë injoruar në tërësi duke mos iu dalë në ndihmë.
Derisa autoritetet e Komunës së Kumanovës nuk ndërmarrin masa për pastrimin e borës në mënyrë që të hapin rrugët e Sopotit, banorët mbeten nën mëshirën e fatit dhe të ngujuar në fshat.
LEXO: Bora mund të bllokojë fshatrat malor të Komunës së Likovës