Mbështetja ndaj VMRO-DPMNE-së, matës i patriotizmit të BDI-së?

Mospajtime reale apo lojra politike mes grupit parlamentar në BDI kur bëhet fjalë mbështetja e tyre ndaj politikave të VMRO-DPMNE-së? Mbrëmë, ngjashëm si në rastin kur u votua albanofobi Naunovski, jo gjithë deputetët e BDI-së ishin të pajtimit se duhet të votohej shpërbërja e parlamentit pikërisht mbrëmë.

Pyetja mbetet: A mund që këtë manovër të disa pjesëtarëve të BDI-së, ta cilësojmë si patriotizëm apo lojë e vjetër politike në të cilën gjithnjë dikush del “patrioti” i grupit, por, në fakt mbetet mbështetja e parezervë e politikave të VMRO-DPMNE-së.

Deputetja Ermira Mehmeti nuk ishte e pranishme në seancën kur u votua shpërbërja. As deputeti Rafiz Haliti nuk e pa të arsyeshme të votojë shpërbërjen e Kuvendit. Derisa, kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se i mbeten konzistent Marrëveshjes së Përzhinos.

Ermira Mehmeti në një prononcim për Portalb ka sqaruar se pse nuk ishte mbrëmë në Kuvend për të votuar shpërbërjen e Kuvendit.

“Sepse nuk mund të votoj një vendim antikushtetues dhe për të cilin paraprakisht as në parti nuk ka pasur qëndrim”, ka thënë ajo.

Portalb ka tentuar të marr përgjigje edhe nga deputeti Haliti, për atë se pse ishte kundër shpërbërjes së parlamentit edhe pse grupi parlamentar i BDI-së u shpreh “për”, por ky i fundit ishte i pakapshëm.

Megjithatë, në fjalimin e tij në Kuvend, Haliti tha se nuk voton “për” sepse kjo “nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e krizës.
“Mendoj se zgjedhjet janë të pashmangshme për zgjidhjen e krizës, por jo pa opozitën”, theksoi Haliti.

Me 72 vota “pro”, 6 “të përmbajtur” dhe një “kundër” deputetët e shumicës parlamentare, koalicioni VMRO-DPMNE&BDI, i dhanë dritë jeshile shpërbërjes së Kuvendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button