Teknologjia mund t’i zhdukë 5 milionë vende pune deri në vitin 2020

Pesë milionë vende pune në ekonomitë kryesore të botës mund të zhduken gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të përparimeve në teknologji.

Zhvillimet në inteligjencën artificiale, robotikë, dhe bioteknologji, do ta prishin botën e biznesit në një mënyrë të ngjashme me revolucionet e mëparshme industriale, tha Forumi Ekonomik Botëror në një raport të botuar të hënën.

Ndikimi i revolucionit të teknologjisë është tema qendrore e mbledhjes së këtij viti të udhëheqësve të botës dhe figurave kryesore të biznesit në vendpushimin malor zviceran.

Forumi ka anketuar drejtuesit e lartë të 350 prej kompanive më të mëdha në 15 ekonomitë më të mëdha në zhvillim dhe ekonomitë e zhvilluara të botës.

Së bashku, këto ekonomi përbëjnë 65% të fuqisë punëtore globale.

Raporti gjeti se deri në 7.1 milion vende pune në vendet më të pasura në botë mund të humben përmes tepricës së punëtorëve dhe automatizimit.

Këto humbje do të kompensohen pjesërisht me krijimin e 2.1 milionë mundësive të reja në sektorë të tillë si teknologjia e lartë, shërbime profesionale dhe mediat.

Vendet do të duhet të investojnë në transformimin e fuqisë punëtore në qoftë se ato duan të vazhdojnë me ndryshimet dhe për të shmangur një rast të skenarit më të keq të “mungesës së talentit, papunësisë masive dhe pabarazisë në rritje,” tha Klaus Schwab, themelues dhe kryetar i Forumit Ekonomik Botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button