Sesioni kuvendar nis me mospajtimet për reformën në drejtësi

Seanca që nuk zgjati më shumë se 30 minuta mbrëmjen e së hënës, u zhvillua me kundërshtitë e zakonshme mes partive.
Çështjen themelore të mospajtimit e paraqet reforma në drejtësi. Partia Demokratike opozitare dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në qeveri kanë pikëpamje të përafërta që reforma në drejtësi të jetë me mirëkuptim dhe gjithëpërfshirje.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se me bashkëpunim konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, gjatë këtij sesioni do të miratohet paketa kushtetuese për reformën në drejtësi.
Zolti Meta theksoi se kjo është e domosdoshme të bëhet “përmes një procesi konstruktiv, transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual” dhe “në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe në veçanti të rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.
“I uroj këtij sesioni parlamentar dhe të gjithëve ju, një fillim të mbarë pune për realizimin e reformave në bashkëpunim konstruktiv të të gjitha forcave politike që përfaqësohen në Kuvend”-tha Kryetari Meta nga Lëvizja Socilaiste për Integrim.

Ai theksoi se se Kuvendi do të ketë në qendër të punës së tij, përmirësimin e funksionit ligjvënës, përmes shqyrtimit më cilësor të legjislacionit, gjatë procesit legjislativ dhe përmirësimit të procedurave legjislative.
Po ashtu përparësor është edhe forcimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe vendosjes së një mekanizmi për adresimin e rekomandimeve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura të krijuara me ligj.
Në këtë sesion do të fillojë puna për ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, zbatimi i Ligjit për Integritetin e Figurës të Funksionarëve Publikë dhe miratimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve.

Edi Paloka kryedeputet i Partisë Demokratike tha se reforma në drejtësi “është e pashpresë me këtë shumicë”, duke shtuar që “të mos përdorë forcën e kartonit”, duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama:
“Arsyeja pse ai kërkon të kapë drejtësinë është mbrojtja e kriminelëve dhe të korruptuarve nga ai i pari. Parlamenti që do dalë nga zgjedhjet e parakohshme do t’i realizojë plotësisht këto reforma dhe të tjera”.

Gramoz Ruçi, kryetar i deputetëve të Partisë Socialiste në qeveri, tregoi tri dështimet e opozitës dhe Kuvendit:
“Dështimi i parë inflacioni dhe shpërdorimi i fjalës në parlament nga deputetët e opozitës.
Vetëm Sali Berisha ka folur mbi 8 orë, kryeministri ka folur 2 orë më pak dhe ky është një ndryshim i madh me legjislaturën e kaluar.
Ne e respektojmë opozitën ndonëse ajo flet më shumë se kryeministri. Nuk do të kishte asgjë të keqe nëse fjala e opozitës ëhstë për ligjet, oponencën dhe diskutimet ndaj tyre, për marrëveshjen për rëndësinë e tyre, por sthuhet asnjë fjalë për këtë.
Nuk ka mendime e sugjerime për ndryshim legjislacioni e diskutimi mbi to, ska sjellë alternativa e nisma parlamentare.

Dështimi i dytë është mosngritja e mosshfrytëzimi i gjysëm orëshit në seancë për të folur për problemet e votuesve, kjo hapësirë nuk është shfrytëzuar edhe në sezonin që kaluam. Plot 8 orë e gjysëm u kemi borxh halleve e shqetësimeve të votuesve.
Dështimi i tretë është mosekzistenca e kontrollit parlamentar. Asnjë seancë pyetjesh, interpelancë, mocion me debat, asnjë mocion mosbesimi. Komisonet parlamentare të kërkuara, nga opozita janë të harruara e të mbartura në këtë sezon. Është i vetmi parlament në botë që nuk përdoren instrumentat parlamentarë nga opozita”.
Kuvendi miratoi kalendarin trijavor të punimeve që parasheh një ligj me rëndësi që ua heq dekoratat e marra të gjithë perspekutorëve të regjimit diktatorial komunist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button