VMRO-DPMNE dhe BDI, nënshkruajnë shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë (Dokument)

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit dhe BDI-së sot kryetarit të Kuvendit i dorëzuan propozim-vendimin për shpërbërje të Kuvendit të RM-së, i cili mund të zbatohet nga 24 shkurti.

Deputetët, ashtu siç citohet në kërkesë, duke pasur parasysh vlerën e jashtëzakonshme të kësaj çështje, propozojnë që propozim i vendimit të shqyrtohet në seancën e parë të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu ato propozojnë ky vendim të zbatohet nga 24 shkurti i këtij viti.

“Duke u nisur nga nevoja për implementim të tërësishëm të ligjeve të vendosura nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në drejtim të përfundimit  definitiv të krizës politike propozojmë sjelljen e këtij vendimi. Plotësimi i obligimit për shpërbërjen e Kuvendit është në drejtim të plotësimit të hapave të cilat partitë politike i ndërmorën, ndërsa në drejtim të vendosjes së marrëdhënieve stabile në proceset politike dhe përparimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë, si dhe integrimet euroatlantike si prioritet i lartë”, citohet në shpjegimin  që deputetët së bashku me kërkesën për Propozim-vendimin e dorëzuan deri te kryetari i Kuvendit,  Trajko Veljanoski.

Paraprakisht, sot kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe liderët e partnerëve të koalicionit dhe liderët e Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” kumtuan se kanë marrë vendim në bazë të marrëveshjes së Përzhinos që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 24 prill të këtij viti.

page

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button