Ja se si ndikon depresioni gjatë shtatzënisë në shëndetit e foshnjës

E keni ditur se depresioni gjatë shtatzënisë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e foshnjës?

Kur jeni në depresion ju krijoni në organizëm disa kimikate tejet të dëmshme siç është hormoni i stresit kortisol.

Është evidente një përqindje e madhe e aborteve gjatë tremujorit të parë tek femrat të cilat janë në depresion të rëndë. Depresioni dhe stresi i nënës shtatzëne mund të ndikojë në mënyrën se si foshnja reagon ndaj stresit në jetën e saj/tij, pra foshnja do të jetë e pirur që të ndjej ankth dhe stres më shumë.

Në të njëjtën kohë mbani në mend se gjenetika luan rol tek foshnja e juaj si dhe ambienti, se a është duke u rritur në një familje përkrahëse dhe plot dashuri ndaj tij. Pasi që foshnjat fillojnë ta zhvillojnë trurin, ato mund të mësojnë sjellje dhe gjëra të reja duke kompensuar ndikimet që i kanë pasur gjatë shtatzënisë.

Por prapëseprapë, në qoftë se keni depresion të theksuar, zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe shërimi me kohë do të ndihmojë që të ul në minimum çfarëdo lloj rreziku të mundshëm ndaj foshnjës tuaj. Dhe përkundrazi nga çfarë mendojnë gratë shërimi nuk është më i dëmshëm se sa vetë sëmundja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button