Thaçi: PDSH parti e gjithë shqiptarëve

Partia Demokratike Shqiptare është parti që ka shtrirje të përgjithshme, gjithkund ku jetojnë shqiptarët. Kështu deklaroi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, duke shtuar se partia që ai udhëheq , nuk është parti e një vendi apo e një mëhalle, e një zonë, apo e Zajazit dhe e Kërçovës që del rezultati me zero.

“Më vjen shumë mirë që mbështetja për PDSH-së ritet në të gjitha tokat ku jetojnë shqiptarët”, ka thënë Thaçi në Kuvendet zgjedhore në degët e Kumanovës dhe Likovës të organizuar nga Rinia Demokratike Shqiptare.

Ai ka thënë se ka shumë fakte dhe argument pse PDSH nuk arrinë të fitoj zgjedhjet në Maqedoni.

“Ata bashkohen kundër PDSH-së dhe platformës së kësaj partie, “e pamë se si në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale LSDM-ja edhe VMRO-ja e përkrahën BDI-në, oponentin tonë, që është e çuditshme…”! 

“Unë mendoj se një rezultat i jashtëzakonshëm pozitiv që arriti partia jonë në zgjedhjet e kaluara në Kumanovë dhe Likovë, flet se kjo është partia e gjithë shqiptareve. Ju e dini se votat dhe mbështetja tek ne shkojnë në mënyrë paralele prej Manastiri deri në Likovë. Ne nuk jemi parti që i vjedh votat nëpër katundet tona si në Zajaz dhe në Kërçovë 20 mijë me zero, dhe të themi se e kemi mbështetjen e të gjithë shqiptarëve”, deklaroi Thaçi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button