Sot nis Parlamenti, reforma në drejtësi pritet të dominojë

Palamenti nis sot sesionin e tij të parë për viti n 2016. Seanca e parë parlamentare është thirrur në orën 17:00, ndërkohë pritet që mbledhja të jetë thjeshtë proçedurale.

Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, rendi i ditës do të nisë më njoftimin e akteve normative të depozituara, e më pas miratimin e programit të punës deri më 28 shkurt dhe miratimin e kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

Sesioni i 6 parlamentar pritet të jetë mjaft i nxehtë politikisht për shkak të reformave të rëndësishme, përfshirë këtu reformën në drejtësi për të cilën Qeveria është zotuar ta përfundojë deri në verën e ardhshme.

Gjithashtu përveç nismave ligjore, pritet që pjesë e diskutimit të jetë dhe një reformë tjetër mjaft e rë ndësishme, ajo zgjedhore, për të cilën tashmë është miratuar ngritja e një komisioni parlamentar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button