SHBA, Uji i kontanimuar me plumb, në Miçigan shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shpallur gjendjen e emergjencës në qytetin Flint të Michiganit, për shkak të ujit të kontaminuar me plumb. Uji me të cilin furnizohet qyteti është kontaminuar pas ndryshimit të furnizuesit në vitin 2014. Hapi i radhës pas shpalljes së emergjencës është çlirimi i 5 milionë dollarëve nga fondet federale.

Megjithatë, raportime nga Michigani bëjnë të ditur se Obama e ka refuzuar këtë kërkesë, pasi dhënia e mbi 5 milionë dollarëve bëhet vetëm në rastet e fatkeqësive natyrore. Në tetor, testimet zbuluan një rritje të nivelit të plumbit në furnizimin me ujë dhe në gjakun e fëmijëve.

Ekspozimi ndaj plumbit mund të shkaktojë çrregullime në të mësuarit dhe probleme në sjelljen e fëmijëve. Përpara kësaj, qytetarët e Flintit ishin ankuar për ujë të zbardhur, erë të keqe si dhe dhimbje koke apo edhe skuqje të lëkurës nga përdorimi i ujit, me të cilin furnizohen nga furnizuesi i ri.

Prokurori i përgjithshëm i Michiganit ka bërë të ditur nisjen e hetimeve për çështjen e ujit të pijshëm, për të parë nëse është shkelur ndonjë ligj shtetëror. Mungesa e ujit të pastër në Flint “është një tragjedi njerëzore, prej së cilës familjet po vuajnë në aspektet më jetike të jetës së përditshme”, tha kryeprokurori i Michiganit, Bill Schuette.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button