“Plakja e shpejtë për Europën, një rrezik shumë më i madh se kriza e refugjatëve”

Dekani i Departamentit të Administratës Publike në Universitetin Harvard Kennedy, Prof. Dr. Lant Pritchett, ka tërhequr vëmendjen se plakja e shpejtë është kthyer në një kërcënim ekzistencial për Europën. Pritchett duke theksuar se për vazhdimin e rendit social Europa ka nevojë edhe për 60 milionë njerëz, u shpreh se: “Europa duhet të gjejë se si të sigurojë integrimin. Në rast se do të zgjidhë problemin e integrimit, problemi i refugjatëve do të jetë i vogël dhe i pa rëndësishëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

Prof. Dr. Lant Pritchett, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka vlerësuar qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj krizës e cila po përjetohet në të gjithë botën.

Pritchett duke vënë në dukje se komuniteti ndërkombëtar po rend nga një krizë në tjetrën dhe se nuk ka qenë i suksesshëm për të marrë masat afatgjata për parandalimin e krizave, u shpreh se, “Nga një pikëpamje komuniteti ndërkombëtar po kryen shumë gjëra, ndërsa nga ana tjetër nuk jam i sigurtë nëse po kryen gjërat e duhura”.

Ai ndër të tjera ka vënë në dukje se nuk është treguar kujdes i mjaftueshëm për shkaqet e krijimit të krizave dhe se qasja ndaj këtyre krizave e njëjtë si fatkeqësi natyrore me burim njeriun është një dukshmëri e kësaj. Gjithashtu shprehet më tej se, “Duhet të kryhen planifikime afatgjata, duhet të ketë fokusime në ndërtimin e shtetit i cili të mund ti përgjigjet legjitimisht kërkesave të qytetarëve duke përdorur rrugët që duken të drejta”.

– “Metoda e ndërtimit të shtetit është e gabuar që në themel”-

Pritchett, ka cekur edhe përpjekjet për ndërtimin e shteteve në vende të ndryshme si në Afganistan dhe Irak dhe ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar thotë se “kërkojmë një shtet të fortë, por metodat e ndërtimit të shtetit janë të gabuara që në themel”.

Duke vënë në dukje se të marrësh si shembull një vend të fuqishëm dhe ta ndërtosh atë në një vend tjetër që në fillim të saj është gabim, Pritchett ka theksuar se, “Kjo në një vend, në një komunitet mund të funksionojë, por në një komunitet tjetër nuk funksionon. Kjo është si të presësh një pemë dhe të përpiqesh ta vendosësh, transplantosh në një vend tjetër. Këtu në këtë rast nuk keni transportuar të gjithë pemën, sepse keni harruar rrënjët e saj. Mënyra e ndërtimit të shtetit në komunitetet e zhvilluara nga shumë drejtime ka pësuar dështime në imitim dhe transplantim. Kemi nevojë për një qasje të re. Qasja më e drejtë është përqafimi i idesë më e pakta ‘gjeta një zgjidhje të drejtë’, dhe më e shumta ‘do të ndihmoj ty në zgjidhjen e problemeve’. Por të gjitha këto ‘Të ndërtojmë një shtet me kapacitete‘, ‘të trajnojmë qeverinë dhe punonjësit e saj‘, ‘të krijojmë shërbimet publike‘, ‘të ndërtojmë sistemin e gjyqësorit‘, ‘të zhvillojmë politikat‘ duhet të rriten natyrshëm nga rrënjët legjitime”.

Pritchett ka vënë në dukje se rezultati i gabimeve të kryera kanë çuar në dështim përpjekjet për ndërtimin e shtetit, dhe tha se përjashtimi më i rëndësishëm i kësaj është Ruanda, e cila ka shënuar një zhvillim të madh pas një gjenocidi të tmerrshëm. Ai shprehet se nëse Ruanda do të krahasohet me Afganistanin dhe Irakun vërehet se Ruanda është ndikuar më pak nga faktorët e jashtëm.

– “Ndërhyrja humanitare në Siri nuk është e mundur”-

Pritchett ka theksuar se ka një disproporcion të madh në çështjen e shpërndarjes së përgjegjësisë në krizën e Sirisë dhe thekson se: “Teksa Turqia, Libani, Jordania kanë bërë më shumë se ç’duhet në këtë çështje, SHBA-të që kanë përgjegjësi për daljen në pah të krizës së Sirisë dhe Europa po bëjnë shumë pak”.

Pritchett ka transmetuar ndër të tjera se në librin për ndërhyrjen njerëzore të kolegut të tij Michael Ignatieff ka kryer kërkime për pyetjen se “sa humbje do të lejojë SHBA-ja për tu gjendur në ndërhyrjen njerëzore në Siri? dhe ka arritur në rezultatin “zero humbje”. Ai shton më tej se: “Nuk është e rëndësishme se çfarë mendojnë fotografitë, pamjet filmike, komuniteti ndërkombëtar. Struktura e pushtetit të SHBA-së sa humbje janë të gatshëm të japin në këtë iniciativë?. Zero. Nëse nuk merrni parasysh të jepni humbje, atëherë nuk keni vullnetin e duhur për të bërë atë që është e nevojshme”.
Situata aktuale në Siris është rezultati tragjik i një pozicioni gjeopolitik, dhe se në çështjen për ndërhyrjen njerëzore në Siri asnjë vend nuk ka mbështetjen e mjaftueshme popullore, shprehet ndër të tjera Pritchett.

– “Plakja është një rrezik më i madh për BE-në”-

Duke paraqitur një perspektivë shumë të ndryshme në lidhje me krizën e refugjatëve sirianë Pritchett duke patur parasysh strukturën demografike të Europës dhe plakjen e shpejtë të popullsisë që punon, thekson se për të vazhduar rendin social ka nevojë edhe për 60 milionë njerëz.

“Çdo kush shprehet se janë në krizë se kanë marrë 1 milionë refugjatë, ku në të vërtetë ka nevojë për 60 milionë persona shtesë në vit. Për mendimin tim në Europë ka probleme të integrimit dhe jo të migracionit. Europa ka nevojë për këto njerëz. Aq sa është e nevojshme ardhja këtyre njerëzve në Europë po aq është i nevojshëm edhe integrimi i tyre për të kontribuar në shoqëri. Nuk kanë gjetur zgjidhje politike se si do ta arrijnë këtë. Për mendimin tim kriza e plakjes në Europë është një rrezik ekzistencial më i madh se ardhja e disa milionë refugjatëve. Ka një zgjidhje të mirë ndaj krizës së refugjatëve, e cila është se Europa duhet të gjejë mënyrën se si do të sigurojë integrimin. Në rast se do të zgjidhë problemin e integrimit, problemi i refugjatëve do të jetë i vogël dhe i parëndësishëm” ka theksuar ndër të tjera Pritchett.

Ndërsa në lidhje me lëvizjet kundër emigrantëve Pritchett, shprehet se: “Mendoj se me të vërtetë britmat nacionaliste në SHBA dhe Europë janë britmat e fundit të një lëvizjeje drejt vdekjes. Unë nuk mendoj se nacionalizmi është një e ardhme për botën, ka mbetur në të kaluarën. E kanë kuptuar se së shpejti do të zhduken. Mendoj se zhurma e nacionalistëve është fryma e fundit e një ideologjie dhe besimi që po vdes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button