Siri, 400 civilë pëfundojnë pengje të Shteti Islamik, dyshohet për të ekzekutuar

Militantë të Shtetit Islamik kanë marrë të paktën 400 civilë pengje, pas një beteje të përgjakshme në zonat e kontrolluara prej qeverisë siriane në qytetin lindor të Deir al-Zor, ditën e shtunë, njofton  Top Channel.

Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut këtë të dielë, një grup monitorues i luftës civile në Siri me seli në Londër, që shtoi gjithashtu se familjarë të luftëtarëve proqeveritarë janë mes pengjeve gjithashtu.

“Ekziston një frikë tejet e madhe për jetët e tyre. Grupi xhihadist mund t’i ekzekutojë ata, siç ka bërë në të kaluarën nëpër zona të tjera të pushtuara prej tyre”, tha kreu i Observatorit, Rami Abdulrahman.

Deir al-Zor është qyteti më i shquar i provincës me të njëjtin emër, që lidh “kryeqytetin de facto” të Shtetit Islamik, Raqqa, me territoret e kontrolluara nga grupi terrorist në vendin fqinj, Irak.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, “SANA”, bëri të ditur më herët se të paktën 300 persona, përfshi gra dhe fëmijë, ishin vrarë gjatë sulmeve në Deir al-Zor, por nuk përmendi pengje.

Qeveria siriane i dënoi vrasjet, të cilët i përshkroi si “një masakër e tmerrshme kundër rezidentëve të Begayliyas në Deir al-Zor”. Një burim pranë qeverisë siriane tha të shtunën se, disa prej të vrarëve u ishin prerë kokat, megjithatë ky detaj nuk është konfirmuar ende në mënyrë të pavarur.

Shteti Islamik ka ndërmarrë vrasje masive të këtij lloji edhe në të kaluarën, pas sulmeve qeveritare në Irak dhe Siri, përfshi edhe masakrën ndaj 200 ushtarëve të kapur në bazën ajrore të Tabqasë në provincën e Raqqasë, si dhe qindra anëtarë të fisit al-Sheitat në Deir al-Zor gjatë vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button