Ky është kosovari që Suedia po e quan ‘Steve Jobs 2′

Shqiptari Dardan Berisha ka triumfuar në eventin ‘Open hack-coding for humanity’, që është organizuar në Malmo të Suedisë, për tejkalimin e krizave të botës në bazë të ideve teknologjike. Ky organizim është bërë nga kompania e njohur teknologjike, IBM, njofton Oranews.

Ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Carl Ohlsson (suedez), Fatin Masa dhe Hazlami Hayeedorloh (tajlandez) janë paraqitur si grup me emrin ‘Dea- Design’, ueb faqe kjo e krijuar dhe udhëhequr nga vetë Dardani. Ata kanë fituar kategorinë ‘Best visual experience’, në mesin e shumë kandidatëve të tjerë nga Suedia dhe Danimarka, transmeton lajmi.net.

Ideja e tyre ka qenë që nëpërmjet një uebi të jenë njerëzit të informuar me atë se çfarë po i brengosë si qytetarë. Kjo do të thotë se nëse në një qendër tregtare, rreth ndërtesave të mëdha, apo rrugëve kryesore të ndonjërit prej qyteteve të botës përmendet diçka nga dikush prezent aty, automatikisht nëpërmjet zërit të tyre dhe të asaj çfarë kanë thënë, lajmi aktivizohet në ekranet e atij vendi dhe shfaqen lajmet për atë problematikë. Kjo do të bëhet nëpërmjet projektorëve.

Shembull : Nëse flasin për krizën në ndonjë shtet, të gjitha informacionet, statistikat më të rëndësishme do të shfaqen drejtpërdrejtë në mure.

Ata kanë pasur 48 orë kohë deri në prezantimin e kësaj ideje, derisa gjatë gjithë kohës kanë qenë të vëzhguar nga kamerat.

Sa i përket kësaj përvoje, Berisha për lajmi.net ka thënë:

“Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë dhe e mirë për mua. Ka pas njerëz nga Suedia dhe Danimarka me të cilët kemi kaluar shumë mirë. Ka qenë një eksperiencë ndryshe për mua. Të gjithë jemi mbledh me ndryshu diçka në botë nëpërmjet teknologjisë. Gjithashtu, pos shoqërisë së shkëlqyer kemi pas ushqimin e paguar”, ka treguar ai.

Kujtojmë që Dardan Berisha është shqiptar nga Kosova i cili zhvillimin e tij, sa i përket teknologjisë, e ka filluar shumë herët, ndërsa ueb-faqen e parë ‘Dea-Design’, në të cilin orientohen kompani të ndryshme për krijimin e një faqeje për ta, e ka krijuar qysh në moshën 16 vjeçare.

Ai aktualisht po studion në Universitetin ‘Kristianstad’ në Suedi, ndërsa jeton dhe vepron në Eslöv. Ai

“Aktualisht jemi duke vazhduar që ta kthejmë në realitet idenë tonë. Momentalisht po mrrrem me firmën time dhe po studioj, ndërsa ëndrra ime mbetet ta rris firmën me zhvillime të reja”, tha Dardani, i cili në mediat suedeze e kanë quajtur “Steve Jobs 2”.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button