Vrau shqiptarin pasi e kapi me gruan, italiani: Doja t’i jepja një mësim

Detaje të reja kanë dalë sa i përket vrasjes së shqiptarit Tahir Halili në Itali. 52­-vjecari italian Alessandro Palermiti që e vrau, pasi e kapi mat me gruan e tij, gjatë deponimit në polici ka thënë se nuk donte ta vriste, por vetëm t’i jepte një mësim.

Sipas mediave italiane Alessandro Palermiti e ka goditur katër herë më thikë 49-vjeçarin shqiptar pasi ishte lidhur me gruan e tij. Vrasja do klasifikohet si një vrasje për xhelozi, ndërkohë që italiani pritet të dalë në gjyq të hënën, transmeton NOA.

Burri pas dyshimeve të shumta nga vonesa e gruas vendos ta ndjekë. E pikas kur takohet me një mashkull dhe i afrohet një makine tip “Mercedes 320”, ku i gjen në befasi.

“Nuk dihet nëse mes tyre ka pasur fillimisht ndonjë debat, pas të cilit klienti im ka reaguar”­ ka thënë avokati mbrojtës i italianit.

Ajo që dihet është se ai e ka qëlluar shqiptarin 4 herë me thikë, në stomak dhe në gjoks, por vetëm njëra prej tyre ishte fatale që i shkaktoi edhe vdekjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button