Tetova dhe Kumanova me numër më të madh të sëmurëve

Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmurë nga gripi këtë sezonë është 1525, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve është në Tetovë, Kumanovë dhe Prilep, njofton Alsat-M.

Moti i nxehtë dhe i ftohtë, që është një karakteristikë e këtij dimri, ndikon në uljen e imunitetit. Mjekët thonë se për shkak të ndryshimit të motit zvogëlohen fuqitë mbrojtëse të organizmit dhe për këtë arsye te shumë qytetarë paraqiten infeksionet respiratore dhe gripi. Javën e kaluar numri i personave të paraqitur me simptoma të gripit ka arritur në 277, që është për rreth 70 për qind më shumë se javën para saj.

“Kushtet e motit dhe temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin e njeriut, që si rezultat i shpeshtë janë infeksionet respiratore, ftohje të vogla, zvogëlimi i rezistencës. Gjatë ndryshimit të motit ftohtë-nxehtë zvogëlohet forca mbrojtëse imunitare e organizmit kështu që jemi më të ekspozuar ndaj infeksioneve tjera duke përfshirë edhe gripin. Tani kushtet e motit janë të përshtatshme për gripin dhe presim që numri të rritet në javët e ardhshme”, tha Gordana Kuzmanovska, Instituti i Shëndetit Publik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button