Labi bën 5 jetimët e Pejës me banesë (Video)

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri, ka dëshmuar edhe një herë shpirti humanist që ka. Gjatë tërë kohës ai po ndihmon familje të varfra kosovare duke u mundësuar kushte më të mira jetese. Pak ditë më parë ai ndihmoi një familje nga Kishnica e Prishtinës, ndërsa tani ai ka bërë me banesë një familje nga Peja.

Ai ka iniciuar grumbullimin e mjeteve për blerjen e banesës për një familje të Pejës, kryefamiljare e së cilës është gruaja Teuta Krasniqi, që rrëfeu historinë e saj dhe kushtet e varfërisë ekstreme në një kronikë të TV Dukagjinit.

Në profilin e tij në Facebook, Labi shkruan se nesër në mbrëmje kjo familje do të vendoset në shtëpi të re me kushte më të mira për jetë. Në këtë nismë të tijën, Labin e kanë ndihmuar plot biznesmenë vendorë e nga diaspora, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button