Kosovë: Gjykata Speciale do t’i trajtojë vrasjet e pasluftës të zyrtarëve të LDK’së
Në një komunikim me Gazetën Express, Qeveria e Holandës ka bërë me dije se Gjykata Speciale do të fillojë të operojë brenda këtij viti. Po ashtu theksohet se Gjykata Speciale do t’i gjykojë krimet që pretendohet se janë kryer në vitin 1999-2000 nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë.
Qeveria e Holandës dhe ajo e Kosovës kanë përfunduar një marrëveshje që përcakton aranzhmanet që kanë të bëjnë me gjykatën. Marrëveshja pritet të miratohet nga parlamentet e të dyja shteteve.
Gjykata e Kosovës do të themelohet në Hagë
Një Gjykatë Speciale do të themelohet në Hagë për të gjykuar rastet që përfshijnë krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas periudhës së Luftës së Kosovës. Kabineti (qeveritar holandez) është pajtuar me kërkesën e Bashkimit Europian drejtuar Holandës që të jetë nikoqir i Gjykatës së Kosovës.
Gjykata, e cila zyrtarisht quhet Kosovo Relocated Specialist Judicial Institution, pritet të fillojë të operojë diku brenda këtij viti. Objekti i saj do të jetë në ish –objektin e Europolit derisa të ndërtohet një aneks për Gjykatoren. Në ndërkohë Gjykata do të akomodohet diku tjetër.
Gjykata do të trajtojë krimet serioze që pohohet se janë kryer në vitin 1999-2000 nga pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë. Kjo është një çështje sensitive për Kosovën. Disa të dyshuar potencialë mund të shihen nga pjesë të shoqërisë së Kosovës si luftëtarë lirie dhe dëshmitarët mund të ndihen të kërcënuar në Kosovë. Kjo është arsyeja pse opsioni i proceseve gjyqësore jashtë Kosovës është shqyrtuar.
Vendimi për ta vendosur gjykatën në Hagë është bërë pas konsultimeve ndërmjet BE’së, Kosovës dhe Autoriteteve Holandeze. Gjykata do të paguhet nga fondet e BE’së.
“Është e rëndësishme që drejtësia të vihet në vend” ka thënë Ministri i Jashtëm Bert Koenders. “ Kështu që ne jemi të kënaqur që mund ti ofrojmë një shtëpi kësaj gjykate” ka thënë ai.
Koenders dhe Ministri për Siguri dhe Drejtësi, Van der Steur kanë thënë se besojnë që Holanda ka një përgjegjësi speciale në këtë aspekt si një vend nikoqir i shumë tribunaleve ndërkombëtare dhe gjykata kriminale speciale.
“Kjo është një mundësi e mirë që të sigurojmë se drejtësia është vënë në vend dhe që njerëzit të mbahen përgjegjës për gjërat e këqija që i kanë bërë” ka thënë va nder Steur.
Gjykata, që përbëhet nga gjyqtarë ndërkombëtarë do të themelohet sipas ligjit të Kosovës. Kjo nënkupton që nuk do të jetë një tribunal ndërkombëtar por një gjykatë shtetërore e Kosovës që administron drejtësinë jashtë Kosovës.
Gjykata do të operojë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare të ligjit procedura. Personat e dënuar nuk do ti vuajnë dënimet në Holandë.
Kryebashkiaku i Holandës e ka mirëpritur Gjykatën në Hagë – qytetin e paqes dhe të drejtësisë.
“Përderisa nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë paqe të vërtetë dhe afatgjatë” ka thënë ai.
“Kjo është arsyeja kryesore pse kjo gjykatë mund të punojë këtu në qytetin e saj” shtoi më tutje ai.
Qeveria e Holandës dhe ajo e Kosovës kanë përfunduar një marrëveshje që përcakton aranzhmanet që kanë të bëjnë me gjykatën. Marrëveshja pritet të miratohet nga parlamentet e të dyja shteteve.