​Shpërthim në një depo kimike në Brazil, qindra persona në spital

Qindra persona kanë përfunduar në spital pas shpërthimit të një depoje mallrash kimike në Brazil.

Ngjarja ndodhi në portin më të madh të Brazilit, teksa siç duket edhe nga imazhet, gazi toksik u shpërnda në të gjithë vendin.

Si pasojë e shpërthimit, 16 kontejnerë morën flakë, teksa pronarët e kompanisë thanë se kontejnerët në portin e Santos ishin plot me acid dhe dezinfektues, i cili në kontakt me shiun shkaktoi edhe reagimin që shihet qartë.

Kryetari i Bashkisë së zonës tha se të paktën 66 persona u dërguan në spital me vështirësi në frymëmarrje, teksa personat në terminalin e mallrave janë evakuuar, ndërsa banorëve në banesat aty pranë u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Brazili preket shpesh nga incidente të tilla. Në shtator të 2014, 3 persona humben jetën si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu brenda një miniere hekuri në shtetin Minas Gerais.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button