Van Hojte: Politikanët kryesorë frikohen nga mediumet e lira

“Përkundër vullnetit të shumë gazetarëve dhe mediumeve për më pak kufizime dhe për përforcim të hapësirës mediale, në këto muajt e fundit është treguar se, lojtarët kryesorë politik frikohen të lejojnë hapësirë të tillë të pavarur”, thotë lehtësuesi belg, Piter Van Hotje.

Sipas tij, arsyeja kryesore se pse kanë ngecur bisedimet për reformat e mediumeve, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, është se politikanët ende nuk janë të gatshëm të përballen me mediume të lira.

“Kjo është arsyeja kryesore se pse bisedimet mes partive politike janë ekstremisht të rënda”, shton Van Hotje.

Megjithatë Van Hojte është optimist, jo për shkak të partive politike, por për shkak të rëndësisë së çështjes, sidomos përpara zgjedhjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button